spot_img
spot_img
Thursday, February 5, 2026
spot_img
spot_img

Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të formohet, i kemi 65 vota

Kryetarja e Alternativës thotë se 57 deputetëve të shumicës pritet t’u bashkohen edhe tetë nga komunitetet joshumicë joserbe.

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se është e bindur se Qeveria Kurti 3 do të formohet dhe se numrat për krijimin e saj tashmë janë siguruar.

Ajo tha se shumica parlamentare i ka 65 vota, duke përfshirë deputetët e koalicionit qeverisës dhe mbështetjen e përfaqësuesve të komuniteteve joshumicë joserbe.

“Ne jemi një grup parlamentar me 57 deputetë, dhe natyrisht me një bashkëpunim prej tetë deputetë nga grupi parlamentar i komuniteteve joshumicë joserbe, përfshirë edhe Rashiqin. Ne nuk jemi takuar ende bashkërisht për të diskutuar formën e votimit në grupin tonë parlamentar”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo theksoi se koordinimet me deputetët e komuniteteve do të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin që procesi i votimit për formimin e qeverisë të përmbyllet me sukses.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit