Kusari-Lila paralajmëron rënie të lehtë të çmimeve të derivateve në ditët në vijim

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se çmimet e derivateve në Kosovë mund të shënojnë rënie në ditët në vijim, por jo në mënyrë të ndjeshme.

Kusari-Lila ka deklaruar se importi i naftës ka shënuar një rënie të vogël dhe se, nëse ky trend vazhdon, mund të ketë ulje të çmimeve.

“Tash nëse vazhdon me të njëjtin cikël ashtu siç ka filluar dje, mund të shohim prej ditëve në vijim rënie të çmimeve por nuk është dramatike, domethënë po flasim për 1 cent, 2 cent. Importi mbrëmë ka shënuar një rënie të vogël 1 cent në raport me ditët paraprake, dhe kështu nëse vazhdon atëherë unë uroj që të kthehet se e patëm një periudhë kohore gati se 20 cent dallimi me atë çfarë e kemi çmimin aktualisht”, tha ajo.


Kusari-Lila ka thënë se MINTI po e shqyrton vazhdimin e masës për përcaktimin e çmimit maksimal dhe marzhës së fitimit për naftëtarët, duke theksuar se kjo masë, sipas saj, ka ndikuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e menjëhershme të çmimeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit