Mimoza Kusari ka komentuar procesin e numërimit të votave në Mitrovicë.
Ajo tha se mundësi të reja në Mitrovicë ka por pas 4 viteve.
“Nëse kemi konfirmim nga Komisioni Qendror Zgjedhor se gabimi teknik me numrin serik në fletëvotime është paraqitur në Mitrovicë dhe në Gjakovë, pse me kaq ngulm PDK kërkon përsëritjen e votimit vetëm për Mitrovicën?
Pse nuk e kërkojnë edhe për Gjakovën, nëse sipas tyre është në pyetje “mbrojtja e votës së lirë”?
Nuk e kërkojnë për Gjakovën sepse qëllimin nuk e kanë te demokracia dhe vullneti i qytetarëve, por te mundësia e tretë për ta mbajt Mitrovicën. Nuk po pajtohen që dy raunde të votimit dhe dy raunde të exit poll-it i humbën atje, prandaj po e kërkojnë me ngulm të tretin.
Kjo kërkesë e tyre nuk bazohet në parimin e demokracisë, por në mundësinë për ta deviju atë.
Mundësi për zgjedhje të reja lokale ka, pas katër viteve.”, shkroi Kusari-Lila.









