Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka ndarë një moment emocional duke folur për babanë e saj, i cili vdiq një ditë para zgjedhjeve.
Ajo tha se kjo fitore ka për të një domethënie të veçantë personale, pasi ia ka kushtuar pikërisht atij.
“Ai nuk pati fat të jetojë më shumë, por sidoqoftë jam krenare dhe disi njëfarë forme edhe këtë rezultat e këtë fitore edhe personalisht ia kam dedikuar atij”, u shpreh Kusari-Lila.
Kusari-Lila theksoi se babai i saj ka qenë gjithmonë një mbështetje e palëkundur për të dhe për familjen, duke mos e humbur asnjëherë besimin tek fëmijët e tij.
“Ai ka qenë një prej mbështetësve të vazhdueshëm për mua, për motrat e për vëllanë. Kurrë nuk e ka humbur besimin në ne”, tha ajo.








