spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kurvar je vetë

Shkruan Kimete Berisha

Kurvar je vetë.
(Dosja e Ushkurit të Humbur)
Në Skënderaj ka ardhur një epokë e re kulturore:
Epoka e Inspektorit të Ushkurit.
Kryetari me ambicie gjinekologjike mat moralin e grave me hundë të vet,
atë hundë që, e njeh rrugën për në “shtëpi publike” më mirë se çdo konision etike.
Dhe për çudi, edhe pse për vete i ka dy gra,
është më i preokupuar me mitrën e grave të tjera.
Siç duket, dëshiron t’i inspektojë krejt femrat.
INSPEKTORI I USHKURIT bën kontrolle teknike me sy të vet:

  • kush i ngjan “shtëpisë publike” sipas mentalitetit të stanit;
  • kush duhet të heshtë, se i dështon inspektimi;
  • kush duhet të lindë më shumë fëmijë në partinë e tij, se është “e bukur”
    (dihet kë e ka në mendje, por unë nuk dua ta poshtëroj);
  • kush nuk duhet të lindë, se sipas tij është “e shëmtuar”
    (dihet edhe kjo, por unë nuk dua ta bëj publik turpin e tij, jo të sajin).
    Dhe për vajzat 14-vjeçare?
    Sipas Inspektorit të Ushkurit, sapo shoqërohen me shokë klase: s’ka mësim aty, duhet martuar urgjentisht.
    Sepse si çdo inspektor i ushkurit, ai ka një problem fundamental:
    shikon poshtë, flet poshtë dhe mendon poshtë.
    Horizonti i tij fillon dhe mbaron te rripi i pantallonave.
    As me dron e as me satelit nuk e sheh më lart.
    Skënderaj: qyteti ku bujqësia ka rënë,
    por inspektimi i mitrës ka lulëzuar.
    Unë çka i them?
    Asgjë:
    Kurvar je vetë.
    Dhe përtej kurvari – ti e di çka je.
  • P.S. Ah…
    When the Saints Go Marching In.
    Unë guxoj të shkruaj, sepse jam serioze: përveç meje, e di edhe Agjencia Kombëtare e Inteligjencës.
    Aq serioze, sa më vjen inat të
    zbulohet publikisht.
  • Rubrika e Re: AUTOKRITIKË
    Shakespeare meets Balkan sarcasm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit