spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Kurtit vazhdon t’i pengojnë koalicionet, i thotë disa fjalë nga Mitrovica edhe për Hykmete Bajramin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të gjithë kabinetin qeveritar ka shkuar që ta mbështesë kandidatin e tij, Faton Pecin, në garën për Mitrovicën e Jugut.

Kurti ndër të tjera komentoi edhe koalicionin e arritur ndërmjet PDK dhe LDK në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Duke tentuar ta diskreditojë këtë koalicion, tha se nënkryetarja e LDK’së, Hykmete Bajrami, po tenton ta kthejë veriun ashtu siç e ka lënë Edita Tahiri e PDK’së.

“Në Mitrovicë e kemi pa koalicionin parazgjedhor PDK-LDK, ashtu po duan ta bëjnë edhe në Prishtinë ku e kemi tubimin pas këtij këtu. Dhe atë, jo vetëm për balotazh. Ju të gjithë e keni parë nënkryetaren e LDK-së duke na e shpalosur planin e tyre për Mitrovicën. Ajo tha se për ta situata në veri të Mitrovicë është abnormale dhe se duhet të kthehet normaliteti. Duhet të kthehemi, sipas saj, aty ku e ka lënë Edita Tahiri e PDK-së. Ju e dini fort mirë se ku dhe si e ka lënë PDK-ja veriun e vendit. Ata duhet ta dinë se nuk ka kthim prapa, nuk kthehet Mitrovica prapa”, deklaroi ndër të tjera Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit