Kurti zbulon ofertën “bujare” që LDK-ja e refuzoi: I ofrova dyfishin e asaj që ka Lista Guxo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke i bërë përgjegjës për ngërçin politik që po kalon vendi.

Kurti zbuloi prapaskenat e negociatave, duke pretenduar se i ka ofruar partisë së Lumir Abdixhikut një pjesëmarrje të fuqishme në pushtet, por që është refuzuar në mënyrë kategorike.

Sipas kreut të ekzekutivit, LDK-ja po e përsërit skenarin e vitit të kaluar duke u barrikaduar në pozicione bllokuese.


Ai bëri të ditur se oferta e fundit përfshinte postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe drejtimin e katër ministrive, një propozim ky që do t’i jepte LDK-së rol parësor në qeverisje.

“LDK-ja po e bën bllokadën vitin e kaluar dhe tash, unë i kam ofruar bashkëqeverisje. Jo çfarëdo oferte që i kam bërë zëvendëskryeministrin e parë dhe katër ministri, pra në mungesë timen kryetari LDK-së të udhëheq mbledhjet e Qeverisë. LDK-ja le t’i pyes partitë popullore në Evropë që ia kemi bërë këtë ofertë dhe ky ka refuzuar, le ta çfarë do t’i ndodh. Gjysmën e asaj që i kam ofruar LDK-së i ka partia GUXO, pra me Partinë Guxo që kemi garuar bashkë, LDK-së, ia kam dhënë dyfishin”, ka thënë Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit