spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kurti viziton Trepçën, diskutohet përkushtimi për sektorin e minierave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ka zhvilluar një vizitë në ndërmarrjen Trepça në Flotacionin Tuneli i Parë në Komunën e Mitrovicës.

Kështu ka njoftuar, menaxhmenti i ndërmarrjes publike, Trepça, e cila ka shprehur mirënjohje për vizitën e sotme të kryeministrit Kurti, në flotacion.

Sipas tyre, kjo vizitë është një dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për të mbështetur sektorin e minierave dhe zhvillimin industrial të vendit.

“Gjatë vizitës, Kryeministri Kurti shprehu interesin për sfidat dhe mundësitë që ofron Trepça, si dhe për rolin e saj të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës. Ndërmarrja publike theksoi se kjo vizitë është një dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për një të ardhme më të ndritur të kësaj pasurie kombëtare”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Po ashtu, menaxhmenti i Trepçës, ka falënderuar Kurtin për mbështetje dhe për dialogun konstruktiv mbi prioritetet e ardhshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit