Kurti u shkroi në WhatsApp, deputetja e PDK’së: S’mundesh me u marrë vesh me të, kemi kërkuar ftesë të shkruar

Ariana Musliu Shoshi, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur për çështjen e presidentit dhe qasjen e kryeministrit Albin Kurti, drejt zgjidhjes së kësaj situate.

Deputetja e PDK’së, ka thënë se, kjo parti ka kërkuar që të ketë ftesë të shkruar.


‘’Komunikimet kanë qenë me telefon me Whatsapp. Edhe në takimet e mëparshme, ku kryetari Hamza ka shkuar në takim kanë qenë vetëm në telefon. Duke pas parasysh pa korrektësinë që e ka, dhe korrektësinë në këtë proces që e kemi kërkuar si PDK, ne kemi kërkuar që të ketë ftesë të shkruar, kur e kemi parë që nuk ka mundësi me u marr vesh me këtë person, kemi kërkuar që në këtë marrëveshje të jenë të shkruara mënyra se si e sheh zgjidhjen e situatës së presidentit’’, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit