Kreu i LVV-së, pas takimit me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, tha se nesër do të mbajnë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku do të diskutohet edhe çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Ai tha se ende nuk e kanë një emër për president.
“Ne nuk jemi përcaktuar për emër të veçantë. LVV është subjekti më i madhi në Kosovën e pasluftës, dhe besoj që nuk është vështirësia aty (te emri), por te hapat që na presin në vijim. Uroj në një garë demokratike e të hapur, dhe sa më parë ta kalojmë këtë sfidë”, deklaroi kryeministri Kurti.









