spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Kurti takon me sekretarin gjerman për Punë të Brendshme, diskutojnë për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans‑George Engelke, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e thellimit të mëtejmë të tij.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në fillim të takimit Engelke e uroi Kurtin për formimin e qeverisë së re, ndërsa më pas bashkëbisedimi u përqendrua në zhvillimin ekonomik, progresin demokratik dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

“Kryeministri Kurti pranoi urimin dhe përgëzimet nga Sekretari i Shtetit Engelke për formimin e qeverisë së re. Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit”, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit