Kurti takohet sërish me Abdixhikun për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje se sot do të ketë një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Diskutimi kryesor i këtij takimi do të jetë zgjedhja e Presidentit të Kosovës.

“Nesër do të takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku do të diskutojmë edhe me të lidhur me këtë process”, deklaroi Kurti.


Ky është takimi i dytë për këtë çështje, pasi të dy liderët u takuan edhe javën e kaluar.

Sipas afateve ligjore, data e fundit për zgjedhjen e Presidentit është 4 mars, përndryshe vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit