spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Kurti: Sot festojmë, por edhe nderojmë rezistencën paqësore dhe luftën e drejtë të UÇK-së

Kryeministri Albin Kurti ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se vendi po e forcon gjithnjë e më shumë pozitat e tij.

Ai shtoi se sot është një ditë feste, por gjithashtu një moment për të nderuar rezistencën paqësore, kryengritjet e armatosura, dhe kulminimin e tyre me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


“Kosova po rritet, po rritet numri i viteve të Pavarësisë, po rritet numri i njohjeve të shtetësisë, po rritet ekonomia e vendit, po rritet mirëqenia e qytetarëve, po rritet fuqia e shtetit. Para 18 vjetëve lindi Pavarësia e Republikës së Kosovës, por lindi e pjekur, meqenëse shumë breza të veprimtarëve, mbarë populli ynë me gjenerata të panumërta, ka kontribuuar, është sakrifikuar që ne të jemi të lirë dhe të pavarur, të kemi shtet demokratik dhe sovran. Sot festojmë, por njëkohësisht edhe nderojmë rezistencën paqësore, kryengritjet e armatosura, të cilat kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gëzuar Pavarësia, dhe kremtofshin të gjithë bashkë për jetë e mot”, tha Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit