Kurti pret në takim komandantin e KFOR-it, në fokus siguria dhe bashkëpunimi institucional

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ku është diskutuar për zhvillimet politike dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, komandanti i KFOR-it e ka uruar Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa gjatë bisedës të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, me fokus në koordinimin e vazhdueshëm për çështjet e sigurisë. Po ashtu, u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.


Takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve të rregullta ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s, i cili vazhdon të luajë rol kyç në garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qëndrueshëm në vend.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit