Kurti premton masa për ajrin, gjelbërimin dhe mbrojtjen e natyrës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar planet për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Ai premtoi vendosjen e një sistemi të paralajmërimit për cilësinë e ajrit, krijimin e brezit të gjelbër Prishtinë–Obiliq–Fushë Kosovë, si dhe gjelbërimin e autostradave dhe rrugëve nacionale.

Kurti tha se do të mbyllen deponitë ilegale, përfshirë deponinë e Mirashit, ndërsa sistemi i paralajmërimit do t’i mbrojë qytetarët nga përmbytjet dhe valët e të nxehtit.

Ai premtoi gjithashtu masa për mbrojtjen e lumenjve, pyjeve dhe zonave të mbrojtura, ndërsa Blinaja, sipas tij, do të shndërrohet në park të hapur edukativ dhe rekreativ për jetën e egër.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit