Albin Kurti i Vetëvendosjes, me t’u nominura nga partia e vet si kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, u mor me çështje të veriut.
Aty, tha ai, “nuk ka më banda e njeri që i del para shtetit”.
“Së paku jo në qeverinë time”, tha ai.
Ka pasur postë dhe valutë të Serbisë, tha ai, “dhe nuk e kam menduar se kjo do t’u pengoj edhe (disa) shqiptarëve”.
Kryetari i Vetëvendosjes, pasi iu besua kandidati i kryeministrit nga delegatët e kësaj partie, u deklarua se, sipas tij, deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme erdhi “pa dëshirën” e tij.
Kurti u ankuza se partitë e tjera refuzuan çfarëdo bashkëpunimi me këtë parti:
“Pa dëshirën time dhe pa vullnetin e Lëvizjes sonë, por si pasojë e refuzimit nga subjektet tjera për të pasur çfarëdo bashkëpunimi me neve. Asnjë nga to nuk po arrin ta pranojë realitetin, e sidomos disa prej tyre të cilave iu ofruam bashkëpunim. Së pari më refuzuan mua, pastaj edhe Glauk Konjufcën – të dyja herët të gjithë votuan bashkë kundër qeverisë së Vetëvendosjes.” – tha Kurti.
Ai vazhdoi duke pretenduar se Kosova “nuk ka krizë ekonomike” apo “krizë buxhetore” – duke drejtuar sërish gishtin te partitë tjera për, siç pretendon ai, krijimin e një “krize legale procedurale”.
“Kosova nuk ka krizë ekonomike, nuk ka krizë financiare, nuk ka krizë buxhetore. Mirëpo ka krizë legale procedurale nga bllokimet e opozitës, e cila po synon që këtë ta shndërrojë në krizë sociale.” – tha ai.






