spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Kurti për takimin me zyrtarin e lartë amerikan: E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi për takimin me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë.

“Ishte kënaqësi të takohesha me Brendan Hanrahan, Zyrtar të Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike.

E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe diskutuam fushat për forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, diplomacinë dhe mbrojtjen, ndër tema të tjera kyçe”, shkroi ai në “X”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit