Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur edhe për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë që ka pasur ngërçe, por që më e mira është krijimi i qeverisë.
“Kemi komunikim të vazhdueshëm me ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtu. Po shohim si mund t’i avancojmë raportet tona dhe unë besoj që kjo mund të arrihet, por mbase kontributi më i madh që mund të bëjmë tani është pikërisht që sa më parë të mund të ecim me formimin e qeverisë”, ka thënë Kurti.
“Viti 2025 ka pasur ngërçe dhe sa më parë që dalim prej këtyre edhe besoj që gjëra të tjera si Dialogu Strategjik do të mund të avancohen”, ka shtuar kryeministri në detyrë.
Dialogu Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së u ndërpre për një kohë të pacaktuar në mes të shtatorit me një njoftim nga ambasada e SHBA-ve në Kosovë, që thoshte se arsye ishin deklaratat dhe veprimet e Albin Kurtit.









