Kurti për Masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohen dhe nuk falen me kohën

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Studimes, të vrarë më 2 maj 1999 nga forcat serbe.

Në një postim, Kurti ka theksuar se këto krime nuk harrohen dhe nuk zbehen me kalimin e kohës, duke shtuar se drejtësia për viktimat mbetet e domosdoshme.

“Për këto krime, drejtësia ndërkombëtare dhe vendore ka dhënë dy dënime: Vlastimir Gjorgjeviq është dënuar nga Tribunali i Hagës për rolin e tij në vrasjen e më shumë se 700 shqiptarëve, ku pjesë e aktakuzës ishte edhe masakra e Studimes, ndërsa në qershor 2025, Zoran Vukotiq u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte, përfshirë edhe krimet në Studime. Por këto dënime janë tepër pak përballë përmasës së krimit dhe peshës së dhimbjes së familjeve”.


Ai ka përmendur se për këto krime janë dhënë disa dënime nga drejtësia ndërkombëtare dhe vendore, por sipas tij ato nuk janë të mjaftueshme për përmasën e tragjedisë dhe dhimbjes së familjeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit