Kurti për fitoren e Kosovës: Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Kombëtaren për fitoren historike ndaj Sllovakisë. Kosova triumfoi të enjten mbrëma në Bratislavë me rezultat 4:3 në gjysmëfinalen e plejofit për Botërorin 2026, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe, e cila do të luhet të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Turqisë.

“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë sonte ka hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, ka shkruar Kurti në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit