Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është e domosdoshme që të merren vesh për zgjedhjen e presidentit.
Ai tha se nëse vendi shkon në zgjedhje Kosovës këto të fundit do t’i kushtojnë së paku 10 milionë euro.
Sa i përket PDK-së dhe LDK-së, Kurti deklaroi se nuk i sheh që janë të gatshëm për marrëveshje.
“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja së paku 10 milionë euro ato kushtojnë, nëse shkojmë në zgjedhje të reja do ti humbim dhjetëra milionë euro si shtet, nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje…unë nuk e di si mund t’i kemi 80 deputet është e domosdoshme që të merremi vesh kam qenë shumë bujar me opozitën…..u takova me LDK-në, PDK-ja refuzoi takimin, thjeshtë nuk po më duken të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje”, ka thënë Kurti.









