Kurti pas takimit me kryeministrin kroat: Aktgjykimi i Speciales është i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoj se ka takuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë dhe tregtisë.

Kurti ka thënë se Kosova synon ta thellojë bashkëpunimin ekonomik me Kroacinë, duke përmendur edhe shifrat e rritjes ekonomike gjatë këtij viti

“Sot ditën e nisëm me takimin me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, shtetit partner të Republikës dhe popullit mik të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Në deklaratën e tij, Kurti është ndalur edhe te aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Duke e lidhur historinë e Kosovës me atë të Kroacisë, Kurti ka thënë se të dyja vendet kanë kaluar nëpër luftëra për çlirim dhe pavarësi nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe ka vlerësuar se aktgjykimi i Speciales është “i pasaktë, i padrejtë dhe i rëndë”.

“Si dy vende që kanë luftuar për çlirim e pavarësi nga i njëjti regjim, si ai i Millosheviqit, dihet mirëfilli se kush ka kryer krime në katër luftërat në ish-Jugosllavi. Lufta e drejtë e popullit të Kosovës ka qenë e pastër dhe çlirimtare karshi regjimit gjenocidal të Serbisë. Prandaj, theksova se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara, përveçse i pasaktë, është i padrejtë dhe i rëndë”.

Kurti ka kritikuar edhe Serbinë për mos-hapjen e arkivave shtetërore, duke thënë se kjo është e rëndësishme për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura dhe klasifikuara arkivat e saj, hapja e të cilave është thelbësore për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për të vërtetën dhe për drejtësinë”, ka shkruar ai.

Kryeministri ka përmendur edhe situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke pretenduar se Serbia po vazhdon “spastrimin etnik administrativ” përmes pasivizimit të adresave dhe përjashtimit nga institucionet.

Në takim me Plenkoviqin, Kurti ka thënë se është diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit