Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së Kombëtares së Kosovës ndaj Irlandës me rezultat 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kurti ka uruar futbollistët e Kosovës dhe gjithë shqiptarët për fitoren, ndërsa ka vlerësuar paraqitjen e ekipit në këtë ndeshje.
“Pak më shumë fat në fluturimin e topit, dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0. Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet. Gëzuar”, ka shkruar Kurti.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Vedat Muriqi, duke i dhënë Kosovës fitoren në ndeshjen hapëse të Ligës së Kombeve.








