Kurti para takimit: Kemi mjaftueshëm vota për Kuvend e Qeveri, por për Presidentin ka përgjegjësi edhe opozita

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për takimin e me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.


“Ne kemi mjaftueshëm mbështetje sa i përket Kuvendit dhe qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e Presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Kurse kushtetutshmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, tha ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, po ashtu kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit për takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit