spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkruan se paga mesatare në sektorin privat në vitin 2024 ka shënuar rritjen me të lartë ndonjëherë krahasuar me vitin paraprak.

Duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kurti shkruan se në vitit 2024 në krahasim më katër vitet me parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50%.

“Në vitin 2024, krahasuar me katër vjet më parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50% (neto) përkatësisht 57% (bruto)”, ka shkruar Kurti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Sipas ti, nga mbështetja që i ka dhënë qëveria që drejton ai kanë përfituar edhe ‘bizneset edhe punëtorët, edhe shteti edhe qytetarët’.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës paga mesatare në sektorin privat në vitin 2024 ka shënuar rritjen më të lartë ndonjëherë krahasuar me vitin paraprak – kjo rritje është më e madhe sesa e gjithë rritja e pagës mesatare marrë së bashku në shtatë vjet të qeverisjeve të kaluara”, ka shkruar Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit