spot_img
spot_img
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Kurti nuk paraqitet as sot në Prokurori Speciale pavarësisht urdhrit nga Gjykata

Kryeministri Albin Kurti ka shpërfillur sërish Prokurorinë Speciale, duke mos u paraqitur në orën 10:00 për të dëshmuar mbi çështjen e rezervave shtetërore – as pas urdhrit të Gjykatës.

Gjykata kishte lëshuar urdhër që obligon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që të paraqitet sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit.

Por, Kurtit s’iu bë vonë as sot.

Sipas agjendës së Zyrës së Kryeministrit, në këtë orë, Kurti do të marrë pjesë në vënien e gurit themeltar të çerdhes së re në Gjilan.

Më 19 shkurt, Gjykata Themelore konfirmoi se Prokuroria Speciale i ka kërkuar asaj që ta urdhërojë kryeministrin Kurti që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit, pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme.

Javën e kaluar, Zyra e Kryeministrit i ishte drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta obligojë Prokurorinë Speciale që të marrë dëshminë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, brenda zyrës së tij në Qeveri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit