spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kurti nuk flet për krizën politike: Më duhet të shkojë me shpejtësi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar të shmangë komentet publike lidhur me situatën politike në vend, teksa po afrohet fundi i afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

As këtë pasdite, Kurti nuk pranoi të flasë për mediat, kur u pyet në përfundim të promovimit të librit “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”, të autorit Mevludin Hrniq – i mbijetuar i kësaj masakre. Ngjarja ishte organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Më duhet të shkojë me shpejtësi”, tha shkurt Kurti, duke mos u ndalur për të dhënë ndonjë deklaratë për krizën institucionale që po thellohet.

E njëjta situatë u përsërit edhe në orët e paradites, kur kreu i Qeverisë në detyrë vizitoi komunën e Suharekës për të parë nga afër ecurinë e korrje-shirjeve në arat e kësaj komune. Edhe aty ai nuk dha përgjigje për zhvillimet politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit