spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Kurti një ditë para balotazhit kërkon të ‘‘kontrollohen’’ se a kanë votuar krejt familjarët dhe shoqëria

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në thirrjen për të votuar Faton Pecin ka kërkuar kontroll e që të dihet kush për kënd ka votuar.

Në tubimin përmbyllës të fushatës në Mitrovicë, Kurti ka thënë se nëse nuk votoni, atëherë do të jetë fitues kandidati që nuk e doni.

“Drejt ndryshimit të madh që e duam si asnjëherë më parë me Fatonin kryetar”, ka thënë Kurti.


“Prandaj në këtë ditë historike, ju lutem, kontrolloni që të gjithë a kanë votu krejt hallat, krejt tezet, dajt, axhallart, krejt nipa e mesa, kushëri të afërt e të largët, krejt shoqet e shokët, të shkollës fillore e të mesme, në fakultet, të mahallës së re e të vjetër. Krejt duhet të votojnë”, ka thënë ai.

“Me një familje ku shtatë veta kanë të drejt vote, nuk bon me votu 3 a 4, po duhet me votu krejt të asaj familje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit