spot_img
spot_img
Thursday, February 12, 2026
spot_img
spot_img

Kurti nis punën me kabinetin e ri: Miratohet buxheti 2026, sigurohen pagat dhe pensionet

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se kabineti i ri ka nisur punën me miratimin e projektbuxhetit prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026.


Kurti bëri të ditur se i kanë kërkuar Kuvendit zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars, duke u zotuar se kjo bëhet “në mënyrë që të sigurohemi se pensionet dhe pagat në sektorin publik të ekzekutohen me kohë”.

“Mbledhja përuruese dhe e parë e punës së kabinetit të ri qeveritar. Që në ditën e parë të punës, u mblodhëm për të miratuar buxhetin e vitit 2026 dhe listën e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat prej kohësh presin miratimin në Kuvend e që kanë edhe afat skadence. Gjithashtu, aprovuam vendimin për t’i kërkuar Kuvendit që të mundësojë zgjatjen e Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit të kaluar edhe për muajin mars, në mënyrë që të sigurohemi se pensionet dhe pagat në sektorin publik të ekzekutohen me kohë, teksa komisionet parlamentare dhe deputetët e legjislaturës së 10-të trajtojnë dhe miratojnë buxhetin për këtë vit”, shkroi ai në Facebook.


Përveç buxhetit, qeveria ka proceduar marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë Planin e Rritjes së BE-së prej 882.6 milionë eurosh, të cilat kishin mbetur peng i shpërndarjes së Kuvendit.

Kurti theksoi se ratifikimi i tyre është urgjent pasi “kanë edhe afat skadence”, ndërsa përfundoi duke thënë se shërbimi me zell e nder mbetet “privilegji më i madh” për kabinetin e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit