Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales ka gabime ligjore, duhet të korrigjohet në Apel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawler.


Gjatë takimit me Lawler, Kurti ka diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore, të cilat, sipas tij, duhet të korrigjohen në procedurën e Apelit.

Kurti gjithashtu ka theksuar se pretendimet për trafikim organesh, të përfshira në raportin e Dick Marty-t, nuk janë përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë.


“Vendimi injoroi pretendimet fyese dhe të pabesueshme për trafikimin e organeve të raportit të Dick Marty-t, të cilat ishin aq të pabesueshme sa që nuk u ngarkuan as nga Prokuroria”, ka deklaruar Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit