Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar në rrjetin social “X” lidhur me diskutimet për emrat që pritet të jenë pjesë e qeverisë së re të Albin Kurtit.
Sipas Selimit, identiteti i kryenegociatorit të ardhshëm nuk është edhe aq i fshehtë, ndërsa ka bërë të ditur se Besnik Bislimi nuk do ta mbajë më këtë funksion.
‘’Nuk është bash qaq sekret emri i kryenegociatorit. Kurti ja ka shpalos disa diplomatëve të përzgjedhun. Edhe nuk është Besnik Bislimi’’, ka shkruar Selimi.








