Kryeministri Albin Kurti tha në mbledhjen e parë të qeverisë së re se kjo mbledhje, që do të duhej të ishte “ceremoniale”, do të jetë edhe “e punës”, pasi pritet të miratohen disa marrëveshje ndërkombëtare dhe të procedohet projektbuxheti për këtë vit.
“Sipas protokollit, do të duhej të ishte ceremoniale, por që sipas nevojës, sot po e kthejmë edhe në të punës”, tha ai.
Duke përmendur emrat e rinj në kabinetin qeveritar, Kurti foli për “ekspertizën” dhe “dijet profesionale” të tyre, ndërsa parashikoi se ky kabinet mund të jetë “më i suksesshmi”.
“Ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë kabineti qeveritar më i suksesshëm në historinë e re të Republikës sonë që shumë shpejt i mbush 18 vjet”.










