spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Kurti në Leposaviq: Pas sigurisë e sundimit të ligjit, përmirësim i kushteve të jetesës

Kryeministri i Kosovës dhe kandidati edhe për një mandate nga Lëvizja Vetëvendosje, ka premtuar investime në infrastrukturë në fshatrat e Leposaviqit.

Ai ka thënë se pas sigurisë e sundimit të ligjit do të përmirësohen kushtet e jetesës.

“Në Bristricë të Leposaviqit me banorët e fshatrave Cerajë, Koshtovë dhe Bistricë. Pas sigurisë e sundimit të ligjit menjëherë pason përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të jetesës e mirëqenies përmes edukimit e punësimit. Me ndërtimin e shtëpive për banorët e këtyre fshatrave do të shtohet edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore për më shumë bashkim, prosperitet e zhvillim. Jo zona të izoluara por sa më shumë lidhje e integrim me Mitrovicën e me gjithë Kosovën. Barazi e shërbime publike për të gjithë banorët e Republikës së Kosovës, cep më cep”, ka shkruar Kurti në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit