spot_img
spot_img
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Kurti në drekë pune me ambasadorët evropianë – Fokus Kuvendi, institucionet dhe aspiratat për BE dhe NATO

Dje, ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka pritur në rezidencën e tij një drekë pune kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorët e disa vendeve evropiane të akredituar në Prishtinë.

Në takim morën pjesë ambasadori i Suedisë Jonas Westerlund, ambasadorja e Holandës Karin Boven, ambasadori i Belgjikës Grégoire Cuvelier si dhe shefi i misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz.

Gjatë këtij takimi u zhvillua një shkëmbim i hapur mendimesh për zhvillimet aktuale në Kosovë. “Përfshirë procesin e formimit të Kuvendit të ri dhe institucioneve, si dhe për çështje më të gjera të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e ambasadës finlandeze në Kosovë.

Diskutimet sipas njoftimit, theksuan dialogun e ngushtë dhe të vazhdueshëm midis Kosovës dhe partnerëve evropianë, me theks të veçantë në mbështetjen për rrugën integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Ky takim nënvizon përkushtimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të vendit”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit