spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Kurti në Davos thotë se ka qeverisur “filozofikisht” me Kosovën duke u bazuar në “trekëndëshin” Kant-Mill- Aristotel

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke përshkruar qeverisjen e tij në Kosovë si “filozofike”.

Sipas Kurtit, vendimmarrja dhe politika e tij kanë ‘kombinuar drejtësinë normative të Immanuel Kantit, utilitarizmin e John Stuart Mill-it dhe etikën e virtytit të Aristotelit’.

Kurti ka theksuar se kjo qasje “trekëndëshe” është përdorur për të udhëhequr marrëdhëniet me qytetarët dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke e bërë politikën më të lidhur me popullin dhe më të orientuar drejt rezultateve praktike dhe morale.

“Në qeverisjen tonë, kombinuam drejtësinë normative kantiane (morali si burim i veprimit) me utilitarizmin e John Stuart Mill (lumturi maksimale për shumicën), duke i integruar këto në vendimmarrje dhe marrëdhënie me njerëzit. Për zyrtarët shtetërorë, ndoqëm etikën e virtytit të Aristotelit, duke theksuar rëndësinë e udhëheqësve të virtytshëm në pozita kyçe, por gjithmonë të lidhur me popullin. Ky “trekëndësh” Kant–Mill–Aristoteli u zbatua me sukses në politikëbërje dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke treguar që ishte i dobishëm”, ka thënë Kurti.

Pjesa e fjalimit të tij nga Davosi, është shpërndarë edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një video ku Kurti shpjegon qasjen e tij filozofike në qeverisje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit