spot_img
spot_img
Saturday, February 21, 2026
spot_img
spot_img

Kurti në AKI: Një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit

Kryeministri, Albin Kurti, me rastin e 18- vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës ka zhvilluar një vizitë në AKI.


Nëpërmjet një postimi, ai ka deklaruar se “inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit”.

“Inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit, duke garantuar që Republika jonë të jetë e përgatitur për çdo sfidë dhe të marrë vendime të informuara. Në kuadër të prioriteteve tona për të mbështetur sektorin e sigurisë, AKI ka pasur mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rritje të lartë të buxhetit dhe kjo mbështetje do të vazhdojë”, ka shkruar ai.

Tutje, kryeministri ka vlerësuar pozitivisht avancimin e kapaciteteve teknologjike, analitike dhe operative të AKI-së.

“Kërcënimet nga spiunazhi, kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmi dhe radikalizmi, krimi i organizuar dhe format tjera të kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, janë trajtuar me profesionalizëm, duke ndikuar në avancimin e sigurisë kombëtare”- ka shkruar Kurti.“Shpreha mirënjohjen dhe respektin tim për stafin drejtues dhe të gjithë zyrtarët e AKI-së që shërbejnë me nder, përkushim të lartë dhe atdhedashuri, në një profesion që është mision, shpesh në heshtje, por gjithmonë në mbrojtje të Republikës dhe të qytetarëve të saj”, ka shtuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit