spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Kurti: Mos udhëtoni nëpër territorin e Serbisë, ka indikacione për ndalime arbitrare

Kryeministri Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet nëpër territorin e Serbisë, për shkak të indikacioneve për rrezikim nga provokimet dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe.

Ai i bëri këto komente në kundërpërgjigje ndaj deklaratave të presidentit serb për “pasoja të paparashikueshme” pas arrestimit të Igor Popoviqit, zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë. Popoviq u arrestua të premten nën dyshimin për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut në veri të Kosovës.

“Pra, për këtë kërcënuar një shtet fqinj ku ka rend dhe ligj si puna e Republikës së Kosovës, dërgohet një zyrtar shtetëror si puna e Igor Popoviqit për të nxitur përçarje dhe mosdurim e më pas kërcënohet për pasoja. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë”, tha ai.

Kurti tha se ekzistojnë indikacione që autoritetet serbe mund të kryejnë ndalime arbitrare dhe provokime ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Përballë këtyre veprimeve, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet drejt territorit të Serbisë pasi ka indikacione për rrezikim nga provokime dhe ndalime arbitrare nga autoritetet serbe të qytetarëve tanë”, tha Kurti.

“Në të njëjtën kohë i ftojmë qytetarët për maturi, bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe ruajtje të unitetit dhe të qetësisë”, tha Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit