Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha dhe Gjuriq drekuan me Kallas’in në New York: Bosnja e ngriti çështjen e varrimit të Mlladiqit

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas i mblodhi në një drekë në Nju Jork përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Dino Konakoviq ngriti çështjen e varrimit të kriminelit serb, Kasapit të Bosnjës Ratko Mlladiq me nderime shtetërore në Serbi.

“Ministri i Punëve të Jashtme Dino Konakoviq iu bashkua partnerëve të Ballkanit Perëndimor për një drekë joformale të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian Kaja Kallas”, thuhet në një njoftim të MPJ-së boshnjake në X.

“Stabiliteti rajonal ishte në qendër të diskutimit. Ministri Konakoviq ngriti shqetësimet e shprehura në letrën e tij të fundit dhe në adresimin e posaçëm pas nderimeve të sponsorizuara nga shteti që iu bënë në Serbi Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”, thuhet në njoftim.

Siç shkruan MPJ-ja e Bosnjës, “Ministri i Punëve të Jashtme Konakoviq theksoi se glorifikimi institucional i kriminelëve të luftës të dënuar nuk mund të shpërfillet në kontekstin e rrugëtimit të një vendi kandidat drejt BE-së”.

“Kjo ngre pyetje serioze lidhur me vlerat që Europa është e gatshme të mbrojë dhe standardet që ajo pret që vendet kandidate t’i respektojnë. Një proces i besueshëm i zgjerimit kërkon standarde të qarta dhe një përgjigje të qartë kur ato standarde sfidohen haptazi”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit