Albin Kurti, kryetar i LVV dhe kryeministër në detyrë, ka publikuar një video të Armend Mujës, deputet i VV, ku flitet për transaksionet me energji.
Kurti ka vlerësuar se me ardhjen në pushtet të VV-së, Serbia ka humbur terren në Kosovë.
“Me ardhjen tonë në pushtet Serbia ka humbur edhe ndikimin politik edhe atë ekonomik. E ai ndikim në Republikën tonë nuk kthehet më” – ka shkruar Kurti.






