Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në intervistën e tij në “Politiko” foli edhe për investimet në ushtri gjatë mandatit të tij qeverisës.
Ai u shpreh se, investimin në ushtri nuk e bën me dëshirë, por si pasojë e qasjes së Serbisë ndaj Kosovës.
Mes tjerash, ai u shpreh se, “mirëpo kur e ke komshiun e keq, duhet me pas pushkën plotë”.
“Unë si socialdemokrat, nuk jam militarist. Unë nuk investoj në ushtri me qejf, mirëpo kur e ke komshiun e keq, duhet me pas pushkën plotë”.









