spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Kurti me gruan vendosin lule në vendin e sulmit në Mynih ku vdiq një nënë me fëmijë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me bashkëshorten e tij, Ritën, kanë vendosur lule tek vendi ku ndodhi sulmi me veturë në Mynih të Gjermanisë dhe humbi jetën një grua me fëmijën e saj.

Ai përmes një postimi në X tha se janë thellësisht të tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarjet tragjike në Mynih, ku një grua dhe fëmija i saj i vogël humbën jetën dhe të tjerët ende po luftojnë me plagët e tyre”.

“Në emër të popullit të Kosovës, unë dhe gruaja ime Rita vizituam sot vendin për të vendosur lule në kujtim të viktimave. Mendimet tona janë me familjet e tyre, popullin gjerman dhe të gjithë të prekurit nga ky akt dhune”, ka shkruar tutje Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit