Kurti me disa ministra në vizitë zyrtare në Kroaci

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Zagreb të Kroacisë për një vizitë zyrtare.

Kryeministri Kurti do të mirëpritet në takime bilaterale nga krerët e shtetit të Kroacisë.

“Pjesë e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jenë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati”, thuhet në njoftim të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

Në Zagreb, kryeministri Albin Kurti do të pritet nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në orën 10:10.

Ndërsa në orën 11:40, kryeministri kosovar Kurti dhe homologu i tij kroat, Plenkoviq do të deklarohen për media.

Më pas kryeministri Kurti do të marrë pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Kroaci-Kosovë, ku pjesë e këtij forumi janë 30 biznese nga Kosova. Kjo është hera e dytë që mbahet një forum i këtij niveli në Zagreb.

Ndërkaq, pasdite në orën 15:20 kryeministri Albin Kurti do të pritet në Presidencën kroate, nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Gjatë kësaj vizite dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit