spot_img
spot_img
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Kurti mbyll fushatën: Vota për numrin 116, investim për të ardhmen e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit, me një tubim përmbyllës ku kryeministri në detyrë dhe kandidati për një mandat të ri, Albin Kurti, shpalosi bilancin e qeverisjes dhe projektet për të ardhmen. Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për listën me numrin 116, duke theksuar se Vetëvendosje është e vetmja forcë që garanton zhvillim dhe siguri.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi se gjatë mandatit të tij, ekonomia e Kosovës është rritur me ritme të larta, duke u ngritur nga 7 miliardë euro në 11 miliardë, dhe me pritshmëri për të arritur 12 miliardë vitin e ardhshëm. Ai e cilësoi këtë si një rritje të qëndrueshme, tre herë më të shpejtë sesa në qeveritë e kaluara, dhe e shoqëruar nga rritja e ndjeshme e punësimit.

“Kjo rritje e punësimit ka qenë 85 mijë vende pune, apo 24% më shumë se në vitin 2021. Në krahasim me paraardhësit tanë, jemi pesëfish më të shpejtë në krijimin e vendeve të punës,” u shpreh Kurti.

Pjesa më e fortë e fjalimit ishin premtimet ekonomike për mandatin e ardhshëm: një miliard euro për mbështetjen e prodhimit vendas; një miliard euro si garanci shtetërore për kreditë në banka; dhe një miliard euro për modernizimin e ushtrisë së Kosovës. Ai tha se synon të lehtësojë barrën mbi ndërmarrësit duke eliminuar nevojën për hipotekë mbi pronat familjare dhe të rrisë fuqinë mbrojtëse të vendit, duke përmendur prodhimin e dronit të katërt “Made in Kosova”.

Kurti përmbylli fjalën duke ftuar qytetarët që të mbështesin VV në zgjedhjet e së enjtes, duke e cilësuar votën për numrin 116 si një investim për të ardhmen e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit