Kryeministri në detyrë Albin Kurti është lajmëruar përmes një adresimi me video, pak orë para mbylljes së vendvotimeve në zgjedhjet lokale.
Kryetari i Vetëvendosjes është paraqitur nga lagjja Kodra e Trimave në Prishtinë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime.
“Në këtë pasdite të mirë, secili nga ne le ta shfrytëzojmë të drejten tonë qytetare dhe të kontribuojmë për qytetin tonë”, tha Kurti.







