Kurti kujton Jusuf Gërvallën në 80-vjetorin e lindjes

Sot është 80-vjetori i lindjes së Jusuf Gërvallës, njërit prej figurave më të rëndësishme të historisë politike dhe kulturore të Kosovës. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një shkrimi ka kujtuar jetën dhe veprën e tij, duke e cilësuar Gërvallën patriot, artist dhe aktivist politik unik.

“Jusuf Gërvalla ka lindur më 1 tetor 1945 në fshatin Dubovik të Deçanit. Sikur jeta e tij aq intensive të mos ndërpritej dhunshëm nga një atentat politik i organizuar nga shteti i Serbisë ndaj tij, vëllait të tij Bardhoshit dhe bashkëveprimtarit Kadri Zekës, më 17 janar 1982 në Gjermani, sot ai do të bëhej 80-vjeçar,” shkroi Kurti.

Ai kujtoi se, ndonëse jeta e Gërvallës u ndërpre kur ishte vetëm 36-vjeçar, profili i tij përfshinte shumë dimensione: gazetar, poet, shkrimtar, këngëtar dhe aktivist politik. “Figura e tij paraqet një personazh krejt unik në historinë e inteligjiencës kulturore dhe të artistëve të angazhuar politikisht në Kosovë,” shtoi Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit