Kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur ironinë dhe shifrat për t’iu përgjigjur dështimit të dy tentativave të para për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.
Në një konferencë për media, Kurti ka vënë në dukje pamundësinë e partive opozitare për të propozuar kandidatë pa bashkëpunim me pushtetin.
Duke iu referuar rregullit që kërkon 30 nënshkrime të deputetëve për të zyrtarizuar një kandidaturë për President, Kurti e ka quajtur fuqinë e LDK-së dhe PDK-së si “fraksione” të një kandidati të plotë.
Kryeministri u shpreh se asnjëra nga partitë kryesore opozitare nuk i ka numrat e mjaftueshëm as për të nisur procedurën e nominimit.
“LDK-ja mund të propozojë vetëm gjysmën e një kandidati sepse i ka 15 deputetë, ndërsa nevojiten 30. PDK-ja mund të propozojë 2/3 e një kandidati, meqenëse i ka 22 deputetë e i nevojiten 30”, deklaroi Kurti para gazetarëve.









