Albin Kurti i Vetëvendosjes në një tubim zgjedhor në Therandë “mohoi” aftësitë dhe dijet prej ekonomisti Bedri Hamzës të PDK-së, duke thënë se “ka ikur nga ora” në shkollë dhe “kush i paska dhënë mësim”.
Iu referua asaj që i rrit pagat për 50% ndërsa ul tatimet në vlerën e shtuar për produke esenciale ushqimore.
Hamza për Nacionale tha se në fakt këto gjëra veçse i ka bërë qysh më 2009, 2011 dhe 2014.
Por, tha ai “përveç që Kurti nuk është i kualifikuar” në këtë lëmi, ai asokohe ka qenë “duke bë sherre rrugëve”.
“Në vitin 2011, janë vendime dhe janë të reflektuara në buxhet, dhe janë vendime të qeverisë.
Ku rriten pagat për arsimtarë, dhe personelin arsimor për 50%. Janë rrit pesëdhjetë, edhe pastaj për shëndetësinë, policinë. Dhe kjo nuk ka qenë rritja e fundit për atë mandat. Prap rritja për 25% ka ndodh më 2014. dhe brenda një mandati, kur e merr në kumulativ, ka paga që janë rritë afërsisht deri në 100%. Prandaj, e kuptoj se në atë kohë ka qenë I angazhuar po e thjeshtoj me bë sherre, nëpër rrugë, me u merr me sulme ndaj institucioneve dhe lincim e ofendim”, tha Hamza.








