Kurti i thur lavde Konjufcës: Është mendje e ndritur e jona, të cilin ia rekomandojmë dashurisë sonë, Kosovës

Kryetari i Vetëvensojes, Albin Kurti, ka lavdëruar të propozuarin për mandatar për qeverinë, Glauk Konjufca, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.


Ai tha se janë me fat që e kanë në mesin e tyre, ndërsa tha se atë ia rekomandojnë “dashurisë tonë”, Kosovës.

“Ne jemi me fat të padiskutueshëm që kemi njohësin e mrekullueshëm të historisë së largët dhe të afërt, jemi me fat që kemi njeriun bujar në miqësi e bashkëpunim. Histori, filozofi, drejtësi, mendje e ndritur e jona, të cilën ia rekomandojmë dashurisë sonë Kosovës”.

“Mes filozofive të forta, filozofia më e fortë është filozofia e lirisë. Glauku nuk është filozof vetëm me formim universitar, por është dyfish i ndërtuar, mishërim i filizofisë si aktivist politik dhe i studiuesit të filozofisë si politkan shtetit. Simpatizant i Hegelit edhe ashtu si e kuptonte ky lirinë, Glauku është angazhuar gjithmonë për ndërtimin e realitetit të Kosovës sipas konceptit, për ndërtimin e shtetit sipas konceptit shtet si popull, territor dhe sovranitet”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit