Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet nga gara – LDK të vijë me 15 nënshkrimet dhe emrin e kandidatit

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se ka zhvilluar bisedë me Hatixhe Hoxhën, duke thënë se ajo është pajtuar të tërhiqet nga kandidatura nëse plotësohen disa kushte për sigurimin e nënshkrimeve nga LDK dhe LVV.

Ai ka bërë të ditur se sipas tij, LDK-ja duhet të sjellë 15 nënshkrime për kandidaten e saj, ndërsa edhe LVV-ja të ofrojë 15 nënshkrime, duke mundësuar që procesi të shkojë drejt zgjedhjes së presidentit.

“Kam biseduar me të (Hatixhe Hoxhën v.j.). Ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK-ja i sjell 15 nënshkrime për kandidaten e saj kushdo që është. LVV-ja i jep edhe 15 nënshkrime dhe në këtë mënyrë do ta kishim një kandidat nga shoqëria civile dhe një kandidat nga LDK-ja dhe sonte le ta zgjedhim presidenten/in të Kosovës. Këtu jam, në zyrën e LVV-së, këtu mund të më gjejë LDK-ja dhe të m’i sjellë 15 nënshkrimet”, ka thënë Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit