spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Kurti: FSK po transformohet në ushtri moderne – Qeveria rrit buxhetin dhe investimet në mbrojtje

Gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës 2025 të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vlerësoi përparimet në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.

Ai tha:

“E kemi ngritur buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në 208 milionë euro. Kemi mbi 300 milionë euro investime në këto katër vite të fundit.”

Kurti theksoi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ushtria jonë po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit, me kapacitete të plota si ushtri profesionale.”

Ai iu drejtua kadetëve me një mesazh motivues;

“Kadetë, nga sot ju fillon detyra fisnike. Ju jeni shtylla mbi të cilën do të vazhdojë ndërtimi strukturor dhe profesional i FSK-së dhe që do ta shoqërojë etapën e ushtrisë sonë drejt shërbimit në aleancën veriatlantike të shteteve demokratike, me aleancën e madhe të NATO-s.”

Po ashtu, Kurti nënvizoi rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës:

“Kosova në aspektin gjeografik, historik dhe politik është Evropë, andaj, pa shmangshëm, jo vetëm i nevojshëm, është anëtarësimi në familjen evropiane demokratike të cilës i takojmë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit